Turqia dënon me ashpërsi veton amerikane ne OKB

Turqia reagoi ashpër ndaj vetos që Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën ndaj “projektrezolutës për Jerusalemin” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Ministria e Jashtme e Turqisë bëri të ditur se vendosja e vetos nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj projektrezolutës së paraqitur nga ana e Egjiptit, të cilës i parapriu Turqia, për shpallje si të paligjshme njohjen e Jerusalemit si kryeqytet i Izraelit nga ana e ShBA-së, e që është në kundërshtim me rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, edhe njëherë tregoi se ky vend ka humbur paanësinë e tij.

Në deklaratën me shkrim të bërë nga ana e Ministrisë së Jashtme thuhet se votimi me 14 vota pro dhe vetëm me një votë kundër të projektrezolutës së paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është pritur me keqardhje.

Në deklaratë në mes tjerash shkruhet: “Vënia e vetos nga ana e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për projektrezolutën e hartuar duke e marrë parasysh të drejtën dhe legjitimitetin ndërkombëtar dhe në të cilën i bëhet thirrje të gjitha vendeve për të respektuar rezolutat përkatëse të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, vuri në pah edhe njëherë se ky vend ka humbur paanësinë e tij. ShBA- ka mbetur vetëm gjatë votimit dhe kjo është tregues konkret se vendimi në lidhje me Jerusalemin është i paligjshëm. Është e papranueshme që KS i OKB-së, në kundërshtim me vullnetin e gjithë komunitetit ndërkombëtar, të lihet jofunksional për një çështje të tillë e cila do të ketë reflektime mbi paqen dhe stabilitetin rajonal”.

Në deklaratë po ashtu theksohet se “Turqia do të vazhdojë të qëndrojë pranë shtetit dhe popullit të Palestinës si dhe të mbështesë luftën e drejtë të Palestinës në skenën ndërkombëtare dhe përpjekjet në këtë drejtim”.

Ndërkaq zëdhënësi i Presidencës, Ibrahim Kalin këtij zhvillimi i bëri një vlerësim nëpërmjet llogarisë së tij në median sociale.

Kalin bëri të ditur se projektrezoluta e paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, e cila do të anulonte vendimin e ShBA-së për ta njohur Jerusalemin si kryeqytet i Izraelit, është refuzuar për shkak të vetos së ShBA-së me 14 vota pro dhe një kundër.

Duke vënë në dukje se të gjitha vendet përveç administratës Trump, kanë qenë të bashkuar në votim, Kalin tha se “Tani do të filloj procesi i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së”.

Ndërkaq Zëvendëskryeministri, Bekir Bozdag, në prononcimin e tij të bërë në mediat sociale tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbetën të vetmuara në çështjen e Jerusalemit edhe në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Bozdag tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat insistojnë në gabimin e tyre duke vënë veto në projektrezolutë, duhet të heqin dorë sa më parë nga ky gabim.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne