Turqia dënon deklaratën amerikane për vendbanimet çifute

Ibrahim Kallën mbajti një konferencë shtypi ndërkohë që brenda vazhdonte mbledhja e Kabinetit Presidencial.

Ne e dënojmë deklaratën e autoriteteve amerikane që merr nëpër këmbë të drejtat e palestinezëve,- theksoi Kallën para gazetarëve dhe shtoi:

“Nuk ka dyshim që ata [izraelitët] janë okupatorë të vërtetë. Ata shkatërrojnë shtëpitë, ullishtat e palestinezëve. Dhe kjo e ka emrin pushtim, është përpjekje për të legjitimuar okupimin”,- tha Kallën.

Në lidhje me këtë çështje ka me dhjetëra vendime [rezoluta të OKB-së],- nënvizoi Kallën dhe shtoi: “Ne nuk e pranojmë në asnjë mënyrë pushtimin e territoreve palestineze. Ne e kemi thënë dhe e themi që jemi pranë popullit palestinez. Dua të them se ne këtë vendim [të ShBA-së] e dënojmë në mënyrë të theksuar”.

Zëdhënësi Kallën bëri të ditur se çështja e sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 që Turqia ka marrë nga Rusia do të bisedohet me zyrtarët amerikanë në datat 3-4 dhjetor në Londër të Anglisë, ndërsa shtoi se ekipet përkatëse vazhdojnë të punojnë mbi këtë çështje.

“Mes dy vendeve nuk ekziston ndonjë çështje apo problem i pakapërcyeshëm. Ky sistem [S-400] nuk përbën ndonjë kërcënim për sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO-s që janë instaluar në vendin apo në rajonin tonë”,- sqaroi Kallën. /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne