Turqia dënon deklaratën e Macron që shpërfill faktet historike

Zëdhënësi i presidencës së Turqisë, Ibrahim Kalin, ka dënuar fuqimisht deklaratën e presidentit të Francës Emmanuel Macron për shpalljen e 24 prillit si ditë përkujtimore të të ashtuquajturit gjenocidit armen.

“Dënojmë fuqimisht deklaratën e presidentit francez Macron”, tha Kalin duke vazhduar: “Pretendimet e të ashtuquajturit gjenocid armen janë gënjeshtra politike pa baza ligjore, në kundërshtim me faktet historike. Nuk ka asnjë vlefshmëri për Turqinë. Ata që ikin nga thirrja e presidentit tonë Recep Tayyip Erdogan në vitin 2005 për formimin e Komisionit të Përbashkët Historik për të hedhur dritë mbi të vërtetat, janë duke u përpjekur për të manipuluar ngjarjet historike”.

Ai theksoi se asnjëherë nuk do t’u japin mundësi atyre që nxisin urrejtje dhe armiqësi nga historia duke shtrembëruar të kaluarën.

“Askush nuk mund të akuzojë Turqinë për një krim që nuk ka kryer dhe nuk mund të njollosë historinë tonë. Dënojmë dhe refuzojmë që zotëri Macron, i cili përjeton probleme politike në vendin e tij, të shndërroj ngjarjet historike në material politik për të shpëtuar ditën”, tha ai.

“Turqia, do të vazhdojë të mbështesë çdo lloj përpjekje me qëllim të mirë për të hedhur dritë mbi ngjarjet e përjetuar në Luftën e Parë Botërore, me qasjen e dhimbjes së përbashkët dhe kujtesës së drejtë”, shtoi zëdhënësi i Presidencës së Turqisë. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne