Turqia dënon deklaratën e zyrtarit të OKB-së

Ministria e Jashtme e Turqisë ka dënuar deklaratën e Koordinatorit Rajonal për Sirinë të Zyrës së OKB-së për Koordinim të Çështjeve Humanitare (OCHA), Panos Moumtzis, në të cilën zonën e sigurt të planifuar në veri të Sirisë e ka krahasur me gjenocidin e Srebrenicës, transmeton Anadolu Agency (AA).

“E dënojmë fuqishëm deklaratën e Panous Moumtzis, koordinatorit të OCHA-së për Sirinë, në të cilën ai bën lidhje midis zonën së sigurt që do të krijohet në Siri dhe gjenocidit të Srebrencisës”, tha zëdhënësi i ministrisë turke Hami Aksoy në një reagim ndaj deklaratës.

Aksoy rikujtoi se Turqia strehon afër katër milionë srianë dhe ka ofruar ndihmë për miliona persona në Siri.

“Shqetësimi ynë ndaj kësaj deklarate të papërgjegjshme ndaj koordinatorit rajonal, i cili duhet t’i dijë më së miri ndihmat e Turqisë për popullin sirian, i është përcjellur personave relevantë në OKB”, shtoi Aksoy.

Ai theksoi se mosshfaqja e solidaritetit nga ana e zyrtarit të OKB-së në lidhje me shtypjen dhe dhunën e ushtruar nga organizata terroriste PYD/YPG ndaj popullatës së rajonit, “është manifestim i qasjes në fjalë”.

“Vendi ynë ka dhënë përpjekjen më të fortë për parandalimin e gjenocidit të Srebrenicës dhe është e qartë se një zyrtar i OKB-së që është nga i njëjti rajon e di këtë gjë shumë mirë. Andaj, është e papranueshme që një me mendësi të shtrembëruar të keqpërdoret në mënyrë të këtillë gjenocidi i Srebrenicës, i cili është çështje tejet sensitive për opinionin turk”, shtoi Aksoy./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne