Turqia dënon propagandën terroriste të PKK/YPG/PYD-së në Parlamentin Evropian

Ministria e Punëve të Jashtme theksoi përmes një komunikate të shkruar se në një aktivitet skandaloz që u mbajt të mërkurën (5 shkurt 2020) në Parlamentin Evropian, Turqia dhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan u kërcënuan në mënyrë të padrejtë; si dhe u bë propagandë terroriste me pjesëmarrjen edhe të kryeterroristëve dhe mbështetësve të organizatës terroriste PKK.

“Lejimi i pseudodrejtuesve të PKK-së, e cila është regjistruar si një organizatë terroriste nga Bashkimi Evropian gjithashtu, të marrin pjesë në një aktivitet në Parlamentin Evropian dhe të propagandojnë terrorizmin në të, do të thotë mbështetje e hapur për terrorizmin.

Ne e dënojmë me forcë këtë aktivitet jozyrtar, i cili gjithashtu shpërfill parimin e kundërveprimit ndaj organizatave terroriste pa bërë dallim.

Lejimi i këtij aktiviteti shkel Direktivën e BE-së nr. 2017/541 mbi Luftimin e Terrorizmit dhe vendimin e Byrosë së Presidencës së Parlamentit Evropian më datë 2 tetor 2017; kështu që bie ndesh me parimet e BE-së.

Nga ana tjetër, është vërejtur se aktvendimi i padrejtë i Gjykatës Supreme të Belgjikës në lidhje me «Çështjen Ariadna» ka inkurajuar qarqe të caktuara brenda Parlamentit Evropian për të mbështetur terrorizmin. Ne presim që Belgjika të kryejë punën e nevojshme legjislative pa vonesë në mënyrë që të prishë vendimin e lartpërmendur dhe të bashkëpunojë me Turqinë në luftën kundër terrorizmit.

Ne u bëjmë thirrje institucioneve dhe shteteve anëtare të BE-së që tashmë të mbajnë qëndrim të vendosur kundër organizatave terroriste dhe të heqin dorë nga dhënia e përkrahjes terroristëve”, thuhet në komunikatën e MPJ turke.

Konferenca me temë “Bashkimi Evropian, Turqia, Lindja e Mesme dhe Kurdët”, organizuar për të 16-tën herë nga PE-ja në kryeqytetin Bruksel të Belgjikës, u shndërrua në platformë propagandistike të organizatës terroriste separatiste PKK.

Pjesëmarrës në këtë konferencë ishin edhe disa kryeterroristë të organizatës separatiste në Evropë, të cilët kërkohen me buletin të kuq./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne

SOCIALE

Pa shtëpi dhe pa bonus, 65 familje të dëmtuara nga Pa shtëpi dhe pa bonus qiraje, përfaqësues të 65 familjeve të dëmtuara nga tërmeti u mblodhën para bashkisë së Durrësit për të reaguar ndaj situatës së rëndë social ekonomike që po kalojnë. “Është viti i pestë që kemi dalë nga pallati. Gjysma në pallat jemi pensionistë dhe e kemi kaq të vështirë kur pronari na kërkon qiranë e shtëpisë ku jemi. Bashkia nuk i është përmbajt kontratës me ne, që bonusi ndërpritet kur të futemi në shtëpi. Sipas nënkryetarit, është një ngërç për t’u zgjidh..” “Po bëjmë 5 vjet që presim. Kryeministri tha deri kur të futeni në shtëpi do të merrni bonus. Ka nëna të vetmuara. Të tjerët punojnë, futen në shtëpia ne rrimë e presim. Kryeministri ka folur vetëm për Tiranën a për të gjithë?!”. “Nuk kemi mundësi me paguar qiranë. Ka arrit kulmi. Jemi të sëmurë. Ku ti gjejmë lekët. Bonus jo, gjë jo, me çfarë ta mbulojmë qiranë, ose do të futemi brenda e do të vetëflijohemi. Jam kryefamiljare. Një djalë kam.”. “Të na thonë një fjalë. Ndoshta dhe për votime, ama të na e thonë një fjalë që të inkurajojmë veten. Na kanë ikur shpresat fare. Nuk ikim nga këtu pa marrë një përgjigje, përndryshe do të hyjmë të gjithë në pallat. Kemi arrit në një pikë kritike. Jemi me pensione. Me pensionin e burrit 18 000 lekë, se vetë papunë…”, thonë banorët. Pallati i tyre ndodhet në lagjen 12 të qytetit, pranë tregut të vogël industrial. Ai është vlerësuar në shkallë të lartë dëmi, DS4 dhe pret riforcimin. Sipas bashkisë Durrës, ky objekt së bashku me disa të tjerë do të riforcohen me fonde të saj, po paraprakisht duhet një vendim nga Komisioni Shtetëror i Rindërtimit në mënyrë që të hapen procedurat e tenderit dhe të nisë puna.kërkojnë zgjidhje

OPINION

“Nga idetë e K. Tsiolkovsky te Stacioni Hapësinor Ndërkombëtar. Rusia në kozmos”

OPINION

Vehabistet, cionistet dhe Irani

BOTA

Kallëzim penal kundër një ushtari francez që shërbente në ushtrinë izraelite për torturimin e palestinezëve

SHQIPERIA

Akuzat e Ilir Metës për takim me ish-shefin e FBI, reagon Altin Dumani: Unë nuk e kam takuar kurrë McGonigal! Akuza të pabaza ndaj institucionit që drejtoj

BOTA

Italia nuk dëshiron përshkallëzimin dhe zgjatjen e konfliktit në Lindjen e Mesme