Turqia dënon sulmet terroriste ndaj kishave në Indonezi

Turqia dënoi sulmet vetëvrasëse në 3 kisha në qytetin Surabaya të Indonezisë, ku u vranë 11 persona dhe u plagosën 41 të tjerë.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Jashtme e Turqisë i shprehen ngushëllimet familjeve të viktimave ndërsa të plagosurve u urohet shërim i shpejtë.

“Dënojmë fuqishëm këto sulme terroriste të urryera” shkruhet në deklaratë dhe theksohet se Turqia, vend që është marrë në objektivë nga organizatat terroriste, do të vazhdojë të jetë pranë Indonezisë në luftën kundër terrorit./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne