Turqia dënon sulmin e përgjakshëm terrorist ndaj një xhamie në Afganistan

Turqia dënoi fuqishëm sulmin terrorist në një xhami pas namazit të xhumasë në provincën Nangarhar, në lindje të Afganistanit.

Në deklaratën me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme shkruhet se është mësuar me trishtim për sulmin terrorist ndaj një xhamie në Nangarhar të Afganistanit, i cili shkaktoi shumë të vrarë dhe shumë të plagosur.

“Ne e dënojmë me forcë këtë sulm terrorist. Lutemi për mëshirën e Allahut për viktimat dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve. I shprehim ngushëllimet tona për qeverinë mike të Afganistanit dhe popullit vëlla afgan” shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Si pasojë e sulmit terrorist në një xhami pas namazit të xhumasë në vilajetin Nangarhar, në lindje të Afganistanit ishin vrarë 63 vetë edhe ishin plagosur 36 të tjerë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne