Turqia dënon sulmin ndaj ambasadës amerikane në Tunizi

Turqia dënoi sulmin vetëvrasës ndaj ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tunizi dhe shprehu ngushëllimet për personelin e sigurisë që humbi jetën në këtë sulm.

“Ne e dënojmë sulmin me bomba të dy sulmuesve vetëvrasës pranë ambasadës amerikane në Tunizi. Ne lutemi për mëshirën e Allahut për personelin e sigurisë që humbi jetën dhe u urojmë shërim të shpejtë të plagosurve”, shkruhet në deklaratën e Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Gjithashtu bëhet e ditur se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë në solidaritet me Tunizinë në luftën e saj kundër terrorizmit.

Në sulmin vetëvrasës në fjalë u vra një personel i sigurisë  dhe u plagosën 4 persona të tjerë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne