Turqia dënon sulmin terrorist kundër dy ministrive në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë

Turqia dënoi të shtunën sulmin terrorist ndaj një objekti ku ndodhet selia e dy ministrive në kryeqytetin Mogadisho të Somalisë.

“Ne dënojmë me forcë sulmin terrorist kundër Ministrisë së Punës dhe Shërbimeve Sociale dhe Ministrisë e Mirëqenies dhe Çështjeve Publike në Mogadisho, ku humbën jetën dhe të tjerë u plagosën shumë njerëz.

Kërkojmë mëshirën e Allahut për ata që humbën jetën, urojmë shërim të shpejtë për të plagosurit dhe u përcjellim ngushëllimet tona ekzekutivit dhe popullit miqësor e vëllazëror të Somalisë”, thuhet në një komunikatë me shkrim të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë.

Autoritetet somaleze njoftuan fillimisht se në sulmin vetëvrasës që u krye nga anëtarë të organizatës terroriste Al-Shabaab kundër Ministrisë së Punës dhe Shërbimeve Sociale dhe Ministrisë e Mirëqenies dhe Çështjeve Publike, patën humbur jetën 5 persona, mes të cilëve edhe zëvendësministri i Punës dhe Shërbimeve Sociale, Ibrahim Abdalla, si dhe janë plagosur 11 të tjerë.

Por bilanci i viktimave u rëndua më pas duke arritur në 15./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne