Turqia dënon sulmin terrorist në Burkina-Faso

“Ne e kemi mësuar me një hidhërim të madh lajmin për vdekjen dhe plagosjen e shumë njerëzve në sulmin terrorist që ndodhi dje [7.08.2020] në një treg kafshësh në fshatin Namoungou, në pjesën lindore të Burkina-Fasos”,- njofton Ministria e Punëve të Jashtme në një deklaratë të shkruar.

“Ne e dënojmë këtë sulm të urryer terrorist. Ne i përcjellim ngushëllimet tona të sinqerta popullit vëlla dhe Qeverisë së Burkina-Faso dhe urojmë shërim sa më të shpejtë për të dëmtuarit”,- vijon komunikata./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne