Turqia dënon sulmin terrorist në Burkina-Faso

Turqia dënoi ashpër sulmin terrorist ndaj një kishe protestante në vendin e Afrikës Perëndimore, Burkina-Faso.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se është mësuar me hidhërim për sulmin terrorist në fshatin Hantoukoura në veri të Burkina-Fasos në kufirin me Nigerinë.

“Ne e dënojmë me forcë këtë sulm terrorist. I shprehim ngushëllimet tona qeverisë, popullit të Burkina-Faso dhe të afërmve të atyre që humbën jetën në këtë sulm”, thuhet në komunikatë.

Në sulmet terroriste të kryera në Burkina-Faso gjatë 4 vjetëve të fundit kanë humbur jetën mbi 600 persona.

Për shkak të terrorit në rritje më 1 janar u shpall gjendje e jashtëzakonshme në pjesët veriore, perëndimore dhe qendrore të Burkina-Faso, gjegjësisht në rajonin Sahel.

Gjendja e jashtëzakonshme është në fuqi ende në 7 nga 13 rajonet që përbëjnë Burkina-Faso./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne