Bota

Turqia dënon vendimet e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së

Turqia iu është përgjigjur deklaratave të Bashkimit Evropian (BE) për hapat turke në veri të Sirisë dhe në Mesdheun Lindor.

“Ne plotësisht i mohojmë dhe i dënojmë vendimet e Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së të marrë nën titujt e Sirisë veri-lindore dhe aktiviteteve të shpimit të Turqisë në Mesdheun Lindor, si dhe të gjitha thirrjet e bëra për vendin tonë”, tha Ministria turke e Punëve të Jashtme.

Ministria turke në një deklaratë me shkrim tha se blloku 28-anëtarësh nuk ka të drejtë t’i japë mësim Turqisë në luftën kundër terroristëve.

“Ne do të rishikojmë seriozisht bashkëpunimin tonë me BE-në në disa fusha për shkak të qëndrimit të saj të paligjshëm dhe të njëanshëm”, theksoi ministria.

Ministria po ashtu tha se është e papranueshme të karaktirizohen “të paligjshme” aktivitetet kërkimore dhe të shpimit të Turqisë në Mesdheun Lindor për të mbrojtur të drejtat e saj dhe të drejtat e qipriotëve turq.

Sot, Këshilli i Punëve të Jashtme i BE-së tha se shqetësimet e sigurisë së Turqisë në verilindje të Sirisë duhet të adresohen përmes mënyrave politike dhe diplomatike, jo përmes veprimeve ushtarake.

Këshilli tha se Turqia duhet të ndërpresë operacionin e saj kundër terrorist në verilindje të sirisë dhe të tërheq forcat e saj.

Më 9 tetor, Turqia filloi operacionin “Burimi i Paqes” në lindje të lumit Eufrat në veri të Sirisë për të siguruar kufijtë e saj duke eliminuar elementet terroriste dhe për të garantuar kthimin e sigurt të refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre dhe integritetin territorial të Sirisë.

Turqia me këtë operacion synon ta pastrojë rajonin në lindje të lumit Eufrat nga terroristët e PKK-së dhe dega e saj siriane PYD/YPG.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian (BE), është përgjegjëse për vdekjen e rreth 40.000 njerëzve, përfshirë shumë gra dhe fëmijë.

Në Mesdheun Lindor, Turqia ka kontestuar vazhdimisht shpimin e njëanshëm të adminsitratës greke qipriote atje, duke pohuar se Republika Turke e Qipros Veriore (TRNC) po ashtu ka të drejta për burimet në zonë.

Që nga kjo pranverë, Ankaraja ka dërguar në Mesdheun Lindor dy anije të shpimit, Fatih dhe Yavuz, duke pohuar të drejtën e Turqisë dhe TRNC-së për burimet e rajonit./AA

OPINIONE

INTERVISTA