Turqia denoncon kryeredaktorin dhe reporterin e «Le Point»

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) denoncoi të premten kryeredaktorin Etienne Gernelle dhe gjithashtu reporterin Romain Gubert të revistës franceze «Le Point» për një kapak fyes.

Raportohet se Hysejin Ajdën (Hüseyin Aydın), avokati i Presidentit Erdoan në kërkesën lidhur me kallëzimin penal që ka bërë në Prokurorinë e Ankarasë shkruan se revista në fjalë e ka fyer Erdoanin duke përdorur fotografinë e tij në numrin e datës 24 tetor.

Të dyshuarit kanë kryer veprën penale të “Fyerjes së Presidentit”, parashikuar nga neni 299 i Kodit Penal Turk (Ligji Nr.5237), si rrjedhojë autoritetet gjyqësore turke kanë të drejtë dhe kompetencë juridiksionale të marrin pjesë në proceset e hetimit dhe gjykimit që do të zhvillohen në lidhje këtë çështje, thuhet në vijim të kallëzimit penal.

Nga ana tjetër, referuar vendimeve gjyqësore të mëhershme është e pamundur që shprehjet e përdorura nga të dyshuarit të vlerësohen në kuadër të lirisë së mendimit dhe të shprehurit si një pikëpamje brenda një debati politik.

Të dyshuarit Etienne Gernelle dhe Romain Gubert kanë fyer nderin, dinjitetin dhe prestigjin e Presidentit Erdoan duke e marrë atë në shënjestër me shprehje ofenduese në artikullin e tyre, si rrjedhojë kërkohet fillimi kundër tyre i një çështjeje penale në Gjykatë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne