Turqia dërgon forca të tjera shtesë në Katar

Burimet ushtarake të Katarit njoftuan arritjen e grupit të gjashtë të forcave ushtarake të Turqisë në Doha.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se ky grup i forcave ushtarake të Turqisë ka hyrë në bazën ushtarake Al Udeid që ndodhet 30 km në jug të kryeqytetit Doha. Grupi i parë i forcave ushtarake të Turqisë më 25 qershor ishte vendosur në Katar. Grupi i pestë i forcave ushtarake të Turqisë hyri në Katar në kohën kur largimi i forcave ushtarake të Turqisë nga Katari është një prej 13 kushteve të katër vendeve arabe që kanë sanksionuar Katarin për zgjidhjen e kësaj krize arabe. Dërgimi i forcave ushtarake të Turqisë në Katar ka filluar pasi Parlamenti i Turqisë dhe Rexhep Taip Erdogan, presidenti i këtij vendi, deklaruan pëlqimin për këtë mision ushtarak në Katar. Vlen të theksohet se Arabia Saudite, Bahrejni, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipti që nga 5 qershori i këtij viti ndërprenë marrëdhëniet e tyre diplomatike me Katarin dhe vendosen një bllokadë gjithëpërfshirëse kundër këtij vendi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne