Turqia dërgon Kur’anë për 130 muslimanët në Samoa

Turqia ka dërguar gjithsej 2,000 Kur’anë në Samoa pas përkthimit të tyre në gjuhën Samoane për 130 muslimanët që jetojnë në vendin e largët të Paqësorit Jugor, i cili ka një popullsi prej 193.200 banorësh.

Kur’ani i përkthyer nga Drejtoria e Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijaneti), arriti në Samoa nëpërmjet anijes.

Përfaqësuesi i Bashkimit të Muslimanëve të Samoas, Mohomad İrfan Ahmed i kishte kërkuar kreut të Dijanetit, Mehmet Görmez për t’i ndihmuar ata të botonin dhe të dërgonin Kuranin Samoan në Samoa në Samitin e Parë të Liderëve Fetarë të Vendeve të Azisë dhe Paqësorit në tetor 2015.

Përpjekjet nisën në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Publikimeve të Fetare të Turqisë dhe me Drejtorinë e Përgjithshme të Punëve të Jashtme.

Më pas departamenti i Botimeve në Gjuhët dhe Dialektet e Huaja shtypi një total prej 2,000 Kuranësh mesatarë dhe të vegjël në fund të vitit 2016, të cilët u dërguan në Samoa nëpërmjet anijes. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne