Turqia dërgon ndihma ushqimore për personat me aftësi të kufizuara në nevojë në Jemen

Gjysmëhëna e Kuqe Turke (Kızılay) shpërndau 450 kuti me ndihma ushqimore për personat me aftësi të kufizuara në nevojë në Jemen.

Në këtë kuadër nga 100 kuti u shpërndanë në qytetet Aden, Taiz dhe Hadramevt kurse në Marib me mbështetjen edhe të “Mercy-USA” u shpërndanë 150 kuti me ndihma ushqimore.

Në kuadër të fushatës së filluar në muajin maj në qytetet në fjalë, çdo muaj dërgohen 450 kuti me ndihma ushqimore për personat me aftësi të kufizuara në nevojë dhe planifikohet që në muajt në vijim të shpërndahen gjithsej 2 mijë e 250 kuti.

Gjysmëhëna e Kuqe Turke edhe në muajin e ramazanit kishte dërguar 14.500 kuti me ndihma ushqimore për personat në nevojë në Jemen.

Në Jemen, ku prej kohësh vazhdon mbisundon një destabilitet politik, jetohen përleshje ndërmjet huthitëve dhe forcave të qeverisë.

Sipas Kombeve të Bashkuara në Jemen ekziston kriza më e madhe njerëzore në botë dhe 80% e popullsisë ka nevojë për ndihma njerëzore dhe mbrojtje./Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne