Bota

Turqia dhe Azerbajxhani bëhen bashkë për stërvitjen e madhe ushtarake

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit filluan stërvitjen e përbashkët ushtarake në Republikën Autonome të Azerbajxhanit, Nakhchivan.

Forcat e Armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit filluan stërvitjen e përbashkët ushtarake në Republikën Autonome të Azerbajxhanit, Nakhchivan, transmeton Anadolu Agency.

Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit nëpërmjet një deklarate njoftoi se në stërvitjen e emëruar “Vëllazëria e palëkundur 2019” marrin pjesë 5.000 ushtarë, rreth 200 tanke dhe automjete të blinduara, rreth 180 bateri të artilerisë, 21 avionë dhe helikopterë si dhe armë të tjera.

Stërvitja ka për qëllim përmirësimin e koordinimit të dy ushtrive dhe aftësinë për të kryer operacione të përbashkëta përmes shkëmbimit të përvojave të forcave të armatosura.

Gjithashtu është njoftuar se kjo stërvitje e përbashkët do të vazhdojë deri më 11 qershor./AA

OPINIONE