Turqia dhe Azerbajxhani do të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake

Forcat e armatosura të Turqisë dhe Azerbajxhanit kanë vendosur të kryejnë stërvitje të përbashkëta ushtarake në shkallë të gjerë në Azerbajxhan, bëri të ditur Ministria turke e Mbrojtjes.

Më tej, theksohet se forcat tokësore dhe ajrore të të dy vendeve do të bashkohen në stërvitjet ushtarake.

“Sipas planit, stërvitjet që përfshijnë forcat tokësore do të mbahen nga 1 deri më 5 gusht në Baku dhe Nakhchivan. Trajnimet me pjesëmarrjen e aviacionit ushtarak do të mbahen nga 29 korriku deri më 10 gusht, në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlakh”, thuhet në deklaratë.

Ushtrimet e përbashkëta, thuhet më tej, do të përfshijnë personelin ushtarak, automjetet e blinduara, montimet e artilerisë dhe mortajat, si dhe aviacionin ushtarak dhe pajisjet e mbrojtjes ajrore.

Njoftimi erdhi disa ditë pas një sulmi të forcave të armatosura armene mbi trupat azerbajxhanase në rajonin kufitar veriperëndimor Tovuz. Të paktën 11 ushtarë azerbajxhanasë, përfshirë një gjeneral major dhe kolonel, u martirizuan.

Azerbajxhani fajësoi Armeninë për veprime “provokuese”, me Ankaranë e cila doli në mbështetje të Bakut dhe paralajmëroi Yerevanin që nuk do të hezitonte të qëndronte kundër çdo lloj sulmi ndaj fqinjit të saj lindor.

Malësia e Karabakut, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit, është nën okupimin e paligjshëm armen që nga viti 1991./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne