Rajoni

Turqia dhe Bosnjë-Hercegovina, marrëveshje bashkëpunimi në industrinë e mbrotjes

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Nurettin Canikli bëri të ditur se u arrit në marrëveshje për zhvillimin e bashkëpunimit mes Turqisë dhe Bosnjë-Hercegovinës në fushën e industrisë së mbrojtjes.

Ndalesa e parë e ministrit Canikli gjatë vizitës në kryeqytetin Sarajevë të Bosnjë-Hercegovinës ishin varrezat e dëshmorëve në Kovaçi.

Canikli fillimisht vendosi kurora me lule në varrin e ushtarit të panjohur dhe më pas vizitoi varrin e Presidentit të parë të Bosnjës së pavarur, Alija Izetbegoviç.

Pasi vendosi kurora me lule dhe bëri lutje pranë varrit të “Mbretit Dijetar”, ministri Canikli kaloi në Ministrinë e Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës.

Takimi i zhvilluar mes delegacioneve të dy vendeve u kryesua nga Canikli dhe homologia e tij Marina Pendes.

Në prononcimin e tij të bërë gjatë konferencës për shtyp të organizuar pas takimit që u zhvillua prapa dyerve të mbyllura, ministri Canikli tërhoqi vëmendjen në lidhjet historike mes dy vendeve dhe vuri theksin në pozitën strategjike të Bosnjë-Hercegovinës në Ballkan.

“Pa stabilitet në Bosnjë-Hercegovinë, Ballkani nuk do të jetë i qëndrueshëm, ndërsa pa stabilitet në Ballkan, Evropa dhe bota nuk do të jenë të qëndrueshme”, deklaroi Canikli, ndërsa vuri theksin edhe rëndësinë për vendosjen e dinamikave dhe ekuilibrave të brendshme në kuadër të Marrëveshjes së Dayton-ës.

Duke vënë në dukje se marrëdhëniet mes Turqisë dhe Bosnje-Hercegovinës po zhvillohen mbi botëkuptimin e vëllazërisë, Nurettin Canikli tha: “Ne përkrahim dhe do të vazhdojmë të përkrahim në mënyrë të fortë Bosnje-Hercegovinën në rrugën e saj drejt integrimit në institucionet Atlantike, përfshirë edhe NATO-n dhe në ato të Bashkimit Evropian. Besojmë që Bosnja brenda një kohe të shkurtë do të bëhet anëtare e NATO-s dhe BE-së”.

Canikli gjithashtu theksoi se bisedimet me ministren e Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës kanë qenë konstruktive dhe produktive, ndërsa shtoi se është rënë dakord për avancimin e marrëdhënieve mes dy vendeve në fushën e industrisë së mbrojtjes./ trt

OPINIONE