Turqia dhe Irani nënshkruajnë një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin e policisë

Mes forcave të sigurisë së Turqisë dhe Iranit krahas luftës kundër organizatave terroriste, kontrabandimit të narkotikëve dhe migrimit të paligjshëm, u nënshkrua edhe një memorandum mirëkuptimi për rritjen e bashkëpunimit për vendosjen e sigurisë në kufijtë.

Celal Uzunkaya, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Turqisë, në kuadër të kontakteve në kryeqytetin Teheran të Iranit, u takua me gjeneralin, Huseyin Esteri, komandantin e policisë së Iranit.

Pas takimit mes delegacioneve, ku u bisedua për çështjet e sigurisë, luftës kundër terrorizmit dhe kalimet e paligjshme të kufijve mes dy vendeve, Uzunkaya dhe Esteri nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit që parashikon luftën e përbashkët antiterror, kontrabandimit të narkotikëve dhe migrimit të paligjshëm.

Në prononcimin e bërë pas ceremonisë së nënshkrimit drejtori Uzunkaya deklaroi se mes policisë së Turqisë dhe Iranit u arrit në marrëveshje për avancimin e bashkëpunimit që vazhdon nga e kaluara e deri më sot dhe se këtë e lidhën edhe me protokoll.

“Besojmë që në qoftë se njësitë e sigurisë së Turqisë dhe Iranit i bashkojnë forcat, vullnetin, njohuritë dhe përvojat do të përshkojnë distanca të rëndësishme në zgjidhjen e problemeve të përbashkëta”, bëri të ditur Uzunkaya.

Edhe komandanti i policisë së Iranit, gjenerali Esteri bëri të ditur se kanë realizuar një takimi të dobishëm për çështjet e sigurisë së kufijve, ekstradimin e kriminelëve dhe luftën kundër krimeve të organizuara, ndërsa tha se “Turqia dhe Irani kanë një strukturim të fortë policor. Duke hedhur një hap të vetëdijshëm dhe duke përfituar nga zhvillimet aktuale./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne