Turqia dhe Irani u pajtuan që të ndërmarrin hapa kundër PKK-së terroriste

Turqia dhe Irani janë pajtuar sot që të ndërmarrin hapa, duke përfshirë operacione të përbashkëta kundër organizatave terroriste.

Turqia dhe Irani përsëritën angazhimin e tyre për zhvillimin e fushave të reja të bashkëpunimit ekonomik dhe për rritjen e shkëmbimit tregtar mes dy vendeve, sipas deklaratës së përbashkët të lëshuar nga vendet pas takimit të 6-të të Këshillit të Bashkëpunimit të nivelit të lartë Turqi-Iran.

Shtetet u pajtuan të ndërmarrin hapa, duke përfshirë operacione të përbashkëta kundër PKK dhe PJAK – degës së grupit terrorist PKK me seli në Iran, si dhe organizatave të tjera terroriste.

Takimi virtual u bashkëkryesua nga presidenti turk Recep Tayyip Erdoğan dhe homologu i tij iranian Hassan Rouhan, sipas Drejtorisë së Komunikimeve të Turqisë.

Takimi i mëparshëm i këshillit u mbajt në vitin 2018.

Në fushatën e saj terroriste mbi 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e radhitur si një organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe BE, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40.000 njerëzve, përfshirë gra, fëmijë dhe foshnje./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne