Turqia dhe Katari nënshkruajnë 15 marrëveshje të reja për të rritur vëllimin e tregtisë

Turqia dhe Katari nënshkruan 15 marrëveshje të reja të tregtisë dhe bashkëpunimit në sektorët e ushqimit dhe ndërtimit dhe industrisë farmaceutike, tha Dhoma e Tregtisë së Katarit të shtunën.

Drejtori i përgjithshëm i Dhomës, Saleh Hamad al-Sharqi, tha se marrëveshjet tregtare të cilat u miratuan në parim në fillim të gushtit janë zyrtarisht të vulosura. Përveç sektorëve të ushqimit dhe ndërtimit, gjithashtu u nënshkruan marrëveshjet në transport, logjistikë dhe në industrinë e plastikës, tha al-Sharqi.

Eksportet e Turqisë në Katar arritën në 52.4 milionë dollarë në qershor 2017, dhe 36.2 milionë dollarë në maj 2017. Importet e Turqisë nga Katari arritën në 23.7 milionë dollarë në qershor krahasuar me 19.6 milionë dollarë në muajin maj.

Eksportet turke në Katar u rritën 51% në gusht, pasi vëllimi i tregtisë dypalëshe midis vendeve arriti në 600 milion $ në gjysmën e parë të këtij viti. Që nga 5 qershori kur Katari i është nënshtruar një bllokade nga vendet arabe, duke përfshirë Arabinë Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Egjiptin, Bahrejnin dhe Jemenin, Turqia ka dërguar më shumë se 220 aeroplanë mallrash me artikuj të përdorimit të përditshëm. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne