Turqia dhe Libia nënshkruajnë dy memorandume mirëkuptimi

Turqia dhe Libia hodhën një hap të rëndësishëm në Mesdheun Lindor.

Presidenti Recep Tayyip Erdogan priti në takim Kryetarin e Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez Al-Sarraj.

Gjatë takimit mes dy vendeve u nënshkruan dy memorandume mirëkuptimi.

Takimi mes Presidentit Erdogan dhe Kryetarit të Këshillit Presidencial të Qeverisë së Pajtimit Kombëtar të Libisë, Fayez Al-Sarraj u zhvillua në zyrën e Presidencës në Pallatin Dollmabahçe në Stamboll.

Marrëveshja e parë ka të bëjë me rajonin e Mesdheut Lindor.

Në lidhje me rajonin e Mesdheut Lindor u nënshkrua “Memorandumi i mirëkuptimit për Kufizimin e Juridiksioneve Detare” me të cilin nënkuptohet njohja e zonave ekskluzive ekonomike të dy vendeve në zonën detare.

Memorandumi tjetër ka të bëjë me “Bashkëpunimin në fushat e sigurisë dhe ato ushtarake”.

Bëhet e ditur se ky memorandum ka të bëjë me trajnimin e forcave libiane të sigurisë.  /trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne