Turqia dhe Pakistani bashkëpunojnë në luftën kundër terrorizmit

Mbledhja e parë e “Bisedimeve për Luftën Kundër Terrorizmit” mes Turqisë dhe Pakistanit u mbajt në Ankara.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga ambasada e Pakistanit në Ankara thuhet se në mbledhjen e parë të bisedimeve mes dy vendeve për luftën kundër terrorizmit delegacioni pakistanez u kryesua nga drejtoi i përgjithshëm në luftën kundër terrorit Ahmet Faruk, ndërsa delegacioni turk nga drejtorja për çështje të sigurisë dhe kërkime të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, ambasadorja Aylin Tashan.

Gjatë takimit të dyja palët shqyrtuan kërcënimet globale dhe rajonale të terrorizmit ndërkombëtar, ndërsa edhe njëherë vunë theksin në vendosmërinë në luftën kundër terrorit. Në këtë kontekst të dyja palët duke u bazuan në sundimin e ligjit dhe duke hyrë në rrënjët e problemeve u dakorduan mbi rëndësinë dhe nevojën për një qasje më gjithëpërfshirëse ndaj terrorizmit dhe ekstremizmit.

Palët gjithashtu ndanë opinionet e tyre në lidhje me kërcënimet që përbën organizata terroriste DAESH për Lindjen e Mesme dhe botën.

Gjatë seancës pala pakistaneze e informoi palën turke në lidhje me situatën e sigurisë së përmirësuar si rezultat i bashkëveprimit të të gjitha shtresave të shoqërisë. Gjithashtu u vu theksi në suksese të mëdha të arritura me Planin për Veprim Kombëtar në luftën kundër terrorit.

Pasi shqyrtuan çështjen e bashkëpunimit dhe partneritetit mes dy vendeve në luftën kundër terrorizmit delegacionet u dakorduan për studime dhe ndarjen e përvojave të përbashkëta në fushat si siguria, ndëshkimi, rregullat ligjore, pengimi i financimit të terrorizmit dhe shmangien e radikalizmit.

Takimi i radhës i luftës kundër terrorizmit mes Turqisë dhe Pakistanit do të mbahet vitin e ardhshëm në Islamabad./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne