Turqia dhe Rusia kryejnë patrullën e 6-të të përbashkët në Idlib

Forcat turke dhe ruse kryen sot patrullën e tyre të gjashtë të përbashkët përgjatë autostradës kryesore në veriperëndim të Sirisë.

“Në kuadër të Marrëveshjes/Protokollit TUR-RF, Patrulla e 6-të e Përbashkët e TUR-RF në autostradën M-4 në Idlib u krye me pjesëmarrjen e elementeve tokësore dhe ajrore”, tha Ministria e Mbrojtjes e Turqisë në Twitter.

Autostrada M4, e njohur edhe si rruga Halep-Al Hasakah, është rreth 30 kilometra nga kufiri jugor i Turqisë.

Muajin e kaluar, Ankaraja dhe Moska u dakorduan për një protokoll që u kërkon palëve të “pushonin të gjitha veprimet ushtarake përgjatë vijës së kontaktit në zonën e deeskalimit në Idlib”, duke filluar nga 6 marsi.

Patrullimet e përbashkëta turko-ruse të dakorduara në marrëveshje filluan po ashtu më 15 mars përgjatë autostradës M4 nga vendbanimi i Trumba, dy kilometra në perëndim të Saraqib, deri në vendbanimin Ain al-Havr.

Idlibi ka qenë prej kohësh nën rrethimin e forcave të regjimit të Asadit dhe aleatëve të tij, ndërsa armëpushimet e mëparshme për rajonin janë shkelur vazhdimisht.

Turqia ka punuar për të mbrojtur popullatën civile në zonë dhe për të çliruar rajonin më të gjerë nga elementet terroriste./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne