Turqia dhe Rusia përfundojnë patrullimin e 12-të të përbashkët në lindje të Eufratit

Elementet ushtarake turke dhe ato ruse përfunduan patrullimin e 12-të të përbashkët tokësor në zonën Al Qamishli-Derik në lindje të lumit Eufrat në Siri.

Sipas njoftimit nga Ministria turke e Mbrojtjes, patrullimi i përbashkët tokësor i elementeve ushtarake turke dhe ruse në zonën Al Qamishli-Derik ka përfunduar ashtu siç është planifikuar. Patrullimi tokësor u zhvillua me gjithsej 8 automjete me nga 4 automejte për çdo palë dhe nën shoqërimin e dronëve.

Aktiviteti i patrullimit u zhvillua në thellësi prej 7 kilometrash dhe gjatësi 69 kilometrash.

Më 9 tetor, Turqia nisi operacionin “Burimi i Paqes” për të eliminuar terroristët e YPG/PKK-së nga veriu i Sirisë në mënyrë që të sigurojë kufijtë e saj, për të ndihumar kthimin e sigurtë të refugjatëve sirianë dhe për të siguruar integritetin territorial të Sirisë.

Ankaraja kërkon që organizata terroriste YPG/PKK të tërhiqet nga rajoni në mënyrë që të mund të krijohet një zonë e sigurtë për të hapur rrugën për kthimin e sigurt të rreth 2 milionë refugjatëve.

Më 22 tetor, Ankaraja dhe Moska arritën një marrëveshje e cila parashihte që terroristët e YPG/PKK-së të tërhiqen rreth 30 kilometra në jug të kufirit të Turqisë me Sirinë ndërsa forcat e sigurisë nga Turqia dhe Rusia të kryejnë patrulla të përbashkëta.

Në fushatën e saj terroriste më shumë se 30-vjeçare kundër Turqisë, PKK, e listuar si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA dhe Bashkimi Evropian, ka qenë përgjegjëse për vdekjen e 40 mijë njerëzve, përfshirë shumë gra, fëmijë dhe foshnja. YPG është dega siriane e PKK-së./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne