Turqia dhe SHBA fillojnë patrullimin e tretë tokësor për zonën e sigurtë në Siri

Elementët e Forcave të Armatosura të Turqisë (TSK) dhe personeli i SHBA-ve fillojnë patrullimin e tretë të përbashkët tokësor për zonën e sigurtë në Siri.

Patrullimi i tretë tokësor nga elementët e TSK-së dhe të SHBA-ve zhvillohet në kuadër të ndërtimit të zonës së sigurtë në lindje të Eufratit në Siri.

“Me pjesëmarrjen e personelit të TSK-së dhe SHBA-ve, të automjeteve tokësore dhe nën shoqërimin e dronëve, në lindje të rajonit Telabyad ka filluar patrullimi i tretë i përbashkët për ndërtimin e zonës së sigurtë në Lindje të Eufratit në Siri”, thuhet në deklaratën e Ministrisë turke të Mbrojtjes./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne