Turqia dhe Taxhikistani dakordohen për rritjen e vëllimit tregtar

Ministri turk i Industrisë dhe Teknologjisë, Mustafa Varank, ka deklaruar se Turqia dhe Taxhikistani kanë rënë dakord për rritjen e tregtisë së tyre, duke vendosur në objektiv gjatë viteve të ardhshme rritjen e vëllimit tregtar në 1 miliard dollarë nga vlera aktuale prej 380 milionë dollarëve.

“Përparimi në marrëdhëniet ekonomike midis Turqisë dhe Taxhikistanit do të jetë i dobishëm për të gjitha vendet e Azisë Qendrore”, tha Varank.

Varank mori pjesë në takimin e dhjetë të Komisionit të Përbashkët Ekonomik Turqi-Taxhikistan që mbahet në Ankara. Ai nojftoi se të dy vendet kishin arritur në një vëllim të tregtisë prej 380 milionë dollarë vitin e kaluar, por shtoi se potenciali po binte.

Në takim u nënshkrua një protokoll për bashkëpunim në investime, industri, teknologji, bujqësi, energji, transport, ndërtimtari, arsim, kulturë dhe turizëm.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë i Taxhikistanit, Nematullo Hikmatullozoda, tha se të dy vendet kanë rënë dakord për të krijuar biznese të përbashkëta në industrinë e lehtë dhe përpunimin e ushqimit./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne