Turqia dhe Venezuela nënshkruajnë marrëveshje në fusha të ndryshme

Me anë të telekonferencës të zhvilluar mes Presidenti Recep Tayyip Erdogan dhe Presidentit të Venezuelës, Nicolas Maduro u nënshkruan marrëveshje të ndryshme mes dy vendeve.

Presidenti Erdogan tha se “Vëllimi tregtar me Venezuelën që në vitin 2016 ka qenë 83 milionë dollarë në vitin 2017 arriti në 154 milionë dollarë. Ndjeva kënaqësi kur mësova se në tremujorin e parë të këtij viti vëllimi tregtar tejkaloi gjysmë miliardë dollarë. Besojë se kjo shifër deri në fund të vitit do të arrin në 2 miliardë dollarë”.

Në fjalimin e mbajtur gjatë bisedës Erdogan uroi që zgjedhjet presidenciale që do të mbahen më 20 maj në Venezuelë të kalojnë në një atmosferë paqësore dhe të jenë të dobishme.

Erdogan i urojë Maduros suksese në zgjedhje, ndërsa rikujtoi se edhe në Turqi më 24 qershor do të mbahen zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare.

Duke e vënë në dukje se bashkëpunimi në nivel të lartë do ti avancojë edhe më shumë marrëdhëniet Turqi-Venezuelë, Presidenti Erdogan tha: “Jam duke i ndjekur nga afër zgjedhjet që do të mbahen javën e ardhshme dhe besojë se do të keni sukses”.

Kreu i shtetit turk bëri të ditur që në rast se edhe ata arrijnë sukses të njëjtë në zgjedhjet që do të mbahen më 24 qershor në Turqi, atëherë marrëdhëniet mes dy vendeve do të zhvillohen në mënyrë më të fuqishme.

Ai gjithashtu shtoi se pjesëmarrja e Maduros si mysafir i posaçëm në samitin e jashtëzakonshëm të Organizatës së Bashkëpunimit Islam (OBI) të organizuar më 13 dhjetor 2017 në Stamboll i bëri shumë të lumtur. Erdogan shprehu kënaqësinë nga pjesëmarrja e Venezuelës në samitin e jashtëzakonshëm të OBI-t që do të mbahet sot në Stamboll.

Ndërkaq Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro gjatë fjalës së tij Presidentit Erdogan i përcolli përshëndetje të përzemërta nga Karakasi.

Maduro falënderoi homologun e tij turk për urime të përzemërta për zgjedhjet që do të mbahen më 20 maj në vendin e tij, ndërsa shtoi se “Të dielën populli i Venezuelës do ti tregojë tërë botës me një shembull të mirë se çfarë do të thotë demokracia”.

Maduro gjithashtu shprehu kënaqësinë nga dialogu i vazhdueshëm me Turqinë, ndërsa shtoi se marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve po avancojnë me hapa të sigurta.

Duke vënë në dukje se janë duke i ndjekur nga afër zhvillimet në Lindjen e Mesme, Presidenti Maduro tha se “Shprehi në mënyrë të hapur përkrahjen tonë ndaj Palestinës dhe të gjitha vendeve myslimane posaçërisht në ngjarjet e dhunës të jetuara kohëve të fundit”.

Maduro, i cili bëri të ditur se kanë bërë përpjekje të mëdha për të forcuar marrëdhëniet dypalëshe tha se “Ne duhet të punojmë së bashku për ti zhvilluar edhe më shumë marrëdhëniet tona strategjike dhe avancojmë në mënyrë më të mirë me marrëveshje. Ne duhet ti monitorojmë edhe më mirë marrëveshjet tona për bashkëpunim në fushat e teknologjisë, ekonomisë dhe të jemi në gjendje për ti avancuar ato. Shpresojë që kjo telekonferencë të ndihmojë për të avancuar në vendosjen e marrëveshjeve të reja që do ti bëjmë gjatë ditëve të ardhshme”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne