Turqia dhuron 3,000 kopje të Kur’anit për muslimanët spanjollë

Një grup në bashkëpunim me Fondacionin e Dijanetit të Turqisë, ka dhuruar 3,000 kopje të Kuranit të Shenjtë për muslimanët në Spanjën jugore, njoftoi fondacioni të mërkurën.

Në një deklaratë, Fondacioni i Dijanetit të Tuqisë (TDV) – në bashkëpunim me Drejtorinë e Çështjeve Fetare të Turqisë, ose Diyanet – tha se përkthimet në gjuhën spanjolle të Kur’anit përfshirë edhe tekstin origjinal arabisht ishin shpërndarë për muslimanët në Granada dhe Sevilje në Andaluzi, Spanja jugore si pjesë e fushatës, “Le të jetë dhurata ime Kur’ani.”

Në fushatën e nisur së bashku nga Fondacioni i Dijanetit të Tuqisë (TDV) dhe Drejtoria e Çështjeve Fetare për të plotësuar nevojën e shumë myslimanëve në mbarë botën për Kur’anin, më shumë se një milion kopje të shkrimit të shenjtë janë shpërndarë në të gjithë botën, përfshirë vendet në Amerikën Latine dhe në Azi, tha deklarata.

Mexhid Balci, i cili është udhëheqjes i grupit dhe Abdurrahman Cetin, zëvendësdrejtori i saj i përgjithshëm, mori pjesë në ceremoninë e shpërndarjes së Kur’anit që u ngrit për të plotësuar nevojën e muslimanëve andaluzianë, shtoi ai.

Fondacioni Diyanet ka organizuar dhe promovuar projekte për përkthimin e Kur’anit në gjuhë të ndryshme dhe deri më sot ka bërë 17 përkthime të ndryshme.

Burimi : Yeni Şafak/ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne