Turqia do restaurojë gjithë xhamitë shekullore selxhuke dhe osmane në juglindje të vendit

Xhamitë shekullore që datojnë nga   periudha Selxhuke dhe perandoria Osmane të vendosura në provincën juglindore të Turqisë Sanliurfa do të rihapen për lutje pas restaurimeve të shkallës së plotë që u nisën këto ditë.

Restaurimi në pesë xhami në qytet – që është një qendër për turizmin fetar, siç besohet të ketë qenë shtëpia e shtatë profetëve në besimet Hebraike, Krishtere dhe Islame – u përurua nga Drejtoria Provinciale e Fondacioneve Sanliurfa.

Në kuadër të projektit të restaurimit, Doseme, Hekimdede, Birecik Magara dhe Xhamitë Siverek Karakeci do të restaurohen së bashku me -xhaminë  800 vjeçare, Xhamia e Pazarit.

Drejtor  Mehmet Ali Palalı tha për  Agjencinë Anadolu  se qyteti është një nga qytetet më të vjetra të historisë e njerëzimit dhe ka qenë shtëpia e shumë civilizimeve. Ai vuri në dukje se xhamitë më të vjetra dhe më të njohura në     Anatoli u ndërtuan atje.

Projektet do të kryhen me kujdes ,  me hollësi  për `çdo xhami, minaret,  çatitë, muret dhe oborret, ndërkohë që puna përforcuese do të kryhet gjithashtu.

“Ne po përpiqemi shumë ta çojmë përpara këtë qytetërim dhe ta transferojmë atë në gjeneratat e ardhshme”, tha Mehmet Ali Palalı.

Qyteti i Sanliurfës konsiderohet si një thesar i historisë, pasi rajoni ishte në kohë të ndryshme nën Sumerët, Babilonasit, Perandorinë Hite, Romake,  Selxhuke, dhe Perandorinë Osmane.

Burimi : Daily Sabah/ml

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne