Bota

Turqia do ta bëjë vetë mirëmbajtjen e avionëve F-35

Sipas një lajmi të gazetës turke “Yeni Şafak” mirëmbajtjen e më shumë se 100 avionëve të tipit F-35 që do të blejë, Turqia do ta bëjë në fabrikën e saj në Eskişehir.

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se mirëmbajtja e avionëve luftarakë F-35 që do të blejë Turqia do të realizohet në Eskişehir.

 

Turqia do të blejë më shumë se 100 avionë F-35,- theksoi Akar,- ndërsa shtoi se mirëmbajtja e tyre do të bëhet në Fabrikën e Mirëmbajtjes Ajrore Nr.1 në Eskişehir, cituar nga ditorja “Yeni Şafak”.

OPINIONE