“Turqia do të mbështesë Libinë deri në zgjidhjen politike”

Ministri i Punëve të Jashtme, Mevlyt Çavushollu (Mevlüt Çavuşoğlu) tha se do të mbështesin armëpushimin në Libi deri sa të arrihet zgjidhja e përhershme politike.

Çavushollu mbajti një fjalim në Fondacionin për Kërkime Politike, Ekonomike dhe Sociale (SETA) me temë “Politika e jashtme e Turqisë në një atmosferë paqartësie globale”.

Në fjalimin e tij ministri turk bëri një vlerësim edhe në lidhje me armëpushimin në Libi.

“Deri sa të arrihet zgjidhja e përhershme politike ne do të mbështesin këtë proces. Ne nuk jemi pesimistë. Ka një të vërtetë, që Hafteri nuk dëshiron paqe. Ai nuk dëshiron proces politik, por do zgjidhje ushtarake”, tha Çavushollu.

Në lidhje me Memorandumin e Mirëkuptimit të nënshkruar më 27 nëntor  ndërmjet Turqisë dhe Libisë për “Përshenjimin [delimitimin] e Zonave të Juridiksionit Detar në Mesdhe, Çavushollu tha: “Memorandumi është fuqia e Turqisë në tryezë. Ne jemi të gatshëm të nënshkruajmë memorandum mirëkuptimi ose marrëveshje me të gjithë në Mesdhe, përfshi edhe Greqinë. Mjafton që Turqia të mos përjashtohet”.

Në fjalimin e tij ai u shpreh edhe në lidhje me krizën Amerikë-Iran duke thënë: “Iraku nuk duhet të kthehet në një terren ku luftojnë vendet e tjera”.

Kurse në lidhje me armëpushimin në rajonin Idlib të Sirisë, Çavushollu tha: “Nëse përbën rrezik për sigurinë tonë do të hedhim hapat e nevojshme. Ky nuk është një kërcënim ndaj regjimit”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne