Turqia do të vazhdojë eksplorimin në Mesdheun Lindor deri më 14 nëntor

Turqia sot lëshoi ​​një tjetër teleks lundrimi, ose Navtex, për zonën në Mesdheun Lindor ku do të zhvillojë aktivitete kërkimore sizmike deri më 14 nëntor.

Sipas një njoftimi zyrtar, misioni, i cili do të kryhet nga anija kërkimore sizmike Oruç Reis, do të vazhdojë për dhjetë, ditë duke filluar nga e enjtja.

Navtex-i është një sistem i komunikimit detar që lejon anijet të informojnë anijet e tjera për praninë e tyre në një zonë, si dhe informacione të tjera.

Oruç Reis do të kryejë kërkime sizmike në Mesdheun Lindor së bashku me dy anije të tjera, Ataman dhe Cengiz Han.

Anija do të kryejë hulumtime të ndryshme gjeologjike, gjeofizike, hidrografike dhe oqeanografike, veçanërisht në shelfin kontinental, ndërsa gjithashtu kërkon burime natyrore.

Në gusht, Turqia rifilloi kërkimin e energjisë në Mesdheun Lindor pasi Greqia dhe Egjipti nënshkruan një marrëveshje të diskutueshme të delimitimit detar, duke prishur gjestin e vullnetit të mirë të Turqisë të ndalimit të kërkimeve të saj.

Duke shpallur marrëveshjen greko-egjiptiane “të pavlefshme”, Turqia autorizoi anijen Oruç Reis të vazhdojë aktivitetet e saj në zonën brenda shelfit kontinental të Turqisë./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne