Turqia drejt prodhimit dhe eksportimit të avionëve luftarakë dhe dronëve

Turqia po synon në një të ardhme të afërt të forcojë eksportet e saj në fushën e mbrojtjes dhe po fokusohet fort në zhvillimin e industrisë vendase.

TUSAŞ Industries Engine (TEI), një kompani turke lidere në prodhimin e pjesëve për avionët komercialë dhe ushtarakë, ka zhvilluar prototipe të ndryshëm të motorëve brenda fushës së projektit për zhvillimin e dronëve ushtarakë

Kohët e fundit TEI filloi prodhimin masiv të motorrit PD155 i zhvilluar njëkohësisht në përputhje me projektin e modifikimit të motorrit ANKA. Anka, e cila i përket industrise ajrore turke (TAI) hyn në familjet e llojeve të dronëve të zhvilluar dhe prodhuar për ushtrinë turke.

Nëntë dronët e parë që kanë përdorur motorrët ANKA kanë rezultuar me sukses gjate testimeve në qiell pas përfundimit të studimeve për integrimin e tyre.


Dronët Akıncı do hapin rrugën për avionët e tjerë pa pilot

Në fillim të këtij viti, ministri turk i mbrojtjes Nurettin Canikli bëri publike specifikimet e një droni të ri që peshonte vetëm 4.5 ton i pagëzuar me emrin Akıncı, i cili do të mbajë katër raketa.

Canikli tha se Akıncı do t’i mundësojë Turqisë që të zhvillojë avionë luftarakë pa pilot duke filluar që nga viti 2027 bazuar sipas teknologjisë së përfituar.

Ai gjithashtu deklaroi se Akıncı do të zhvillohet i bazuar tek dronet e armatosur Bayrak dhe shpërndarja e tyre do të filloje në vitin 2021.

Ministri i mbrojtjes tha se teknologjia Akıncı do të hapë rrugën që Turqia të arrijë të prodhojë në masë avionët pa pilot.

Avioni vendas që fluturon dy herë me shpejt se shpejtesia e zërit

Për të përmbushur kërkesat e Forcave Ajrore Turke përtej vitit 2030, kur ushtria planifikon të zëvendësojë flotën e plakur të avionëve F-16, një program i brendshëm zhvillimi synon që të prodhojë avionë luftarakë TFX.

TFX është një avion luftrak me dy motorë që po zhvillohet nga TAI dhe britanikja BAE Systems.

Avioni luftarak do të bëjë fluturimin e tij të provës në vitin 2023 dhe do të shërbejë në inventarin e forcave ajrore turke deri në vitet 2070. Do të jetë i ndërveprueshëm edhe me modelet e tjera si F-35As.

Turqia synon ta eksportojë avionin vendas TFX i cili do të fluturojë dy herë me shpejt se shpejtesia e zerit. Gjatësia e tij do të jetë 19 metra dhe gjerësia 12 metra.

Turqia do të radhitet midis shteteve si SHBA dhe Kina për sa i përket infrastrukturës dhe teknologjisë. E gjitha si pasojë e aftesisë për të prodhuar avionë luftarakë të gjeneratës së pestë, aftësisë për të zhvilluar teknologji të tilla si vrojtimi perfekt, armatimi special, kapaciteti i lartë manovrues, zhvillimi e aftësive specifike në situata të vecanta dhe sistemet e sensorëve. Avioni TFX do të jetë i projektuar edhe për shumë role të tjera.

Në 28 janar 2017 u nënshkrua një marrëveshje mes TAI dhe BAE Systems në prani të kryeministrave të Turqisë dhe Mbretërisë së Bashkuar. Marrëveshja e Bashkëpunimit të Sistemeve TAI-BAE u nënshkrua dhe hyri në fuqi më 25 gusht 2017.

Sipas politikës së Ankarasë për pajisjet mbrojtëse brenda vendit, TAI dhe partnerët e saj turq të industrisë synojnë që të prodhojnë për avionët TFX, radarë, municione, paisje informuese për situata specifike dhe sisteme sensorësh./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne