Turqia e gatshme të ndihmojë Kolumbinë e përfshirë nga përmbytjet

“Turqia solidarizohet me Kolumbinë në këto momente të vështira. Po ashtu, ky vend është i gatshëm për çdo lloj ndihme”
ANKARA (AA) – Turqia është e gatshme që të ndihmojë Kolumbinë e përfshirë nga përmbytjet, nëse tregohet nevoja për këtë, bëhet e ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, raporton Anadolu Agency (AA).

Në njoftimin thuhet se me pikëllim pranuan lajmin për përmbytjet që goditën qytetin Mocoa, në rajonin kufitar Putumayo, ku humbën jetën më shumë se 200 njerëz.

Nga Ministria njoftohet se Turqia solidarizohet me Kolumbinë në këto momente të vështira. Po ashtu, ky vend është i gatshëm për çdo lloj ndihme.

“Shprehim ngushëllimin më të thellë për të afërmit e viktimave që pësuan dhe për popullin e Kolumbisë, ndërsa të lënduarve u dëshirojmë rikuperim të shpejtë”, thuhet në njoftimin.

Si pasojë e reshjeve të dendura në mbrëmjen mes të premtes dhe të shtunës dolën nga shtrati lumenjtë duke shkaktuar përmbytje në Mocoa.

Kryqi i Kuq kolumbian njoftoi se gjatë përmbytjeve janë lënduar më shumë se 200 persona, ndërsa kërkohet edhe për së paku 220 persona të cilët llogariten si të zhdukur./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne