Turqia e pakënaqur me procesin për ‘zonën e sigurt’ në Siri

“Procesi lidhur me zonën e sigurt (që planifikohet të krijohet në kufirin Turqi-Siri) nuk po ecën ashtu siç duam ne”, tha ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar në pritjen e organizuar me rastin e hapjes së vitit të ri legjislativ.

“Me direktivë të Presidentit tonë (Erdoan) ne mund të ndërmarrim çdo hap që e kërkojnë interesat e vendit. Zona e sigurt nuk po ecën ashtu siç duam ne; kemi kërkesat tona. Që të kthehen njerëzit në shtëpitë e tyre duhet që ajo zonë të pastrohet nga terroristët”,- u tha ministri Akar gazetarëve.

“Forcat tona të Armatosura janë gati me çdo gjë, në çdo aspekt dhe drejtim”, theksoi ministri i Mbrojtjes./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne