Turqia e shqetësuar nga mundësia e përshkallëzimit të tensionimit në Kashmir

Turqia e shqetësuar nga mundësia e përshkallëzimit të tensionimit në Kashmir

Turqia shprehet e shqetësuar nga mundësia e përshkallëzimit të tensionimit aktual në rajonin e Kashmirit për shkak të anulimit të nenit 370-të të kushtetutës së Indisë me të cilin këtij rajoni i njihet statusi i autonomisë.

Në komunikatën me shkrim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Turqisë thuhet se Turqia sinqerisht shpreson për zgjidhjen e problemit përmes dialogut dhe brenda kornizës së rezolutave përkatëse të OKB, duke respektuar interesat legjitime të të gjithë njerëzve të Kashmir, si dhe Pakistanit dhe Indisë.

“Ne jemi të gatshëm të kontribuojmë në uljen e tensionimit në rajon nëse palët japin pëlqimin e tyre”, thuhet në komunikatë.

Me anulimin e nenit 370-të të kushtetutës, India i hoqi statusin e veçantë Kashmirit, i cili e privilegjonte këtë rajon për më shumë se gjysmë shekulli.

“Propozimi për ristrukturimin e rajonit të Xhamu dhe Kashmirit”, me të cilin rajoni ndahen në dy unitete, u miratua me 125 vota pro dhe 61 kundër në votimin e mbajtur në Rajya Sabha, që është dhoma e lartë e Parlamentit Federal (Asambleja e Shtetit)./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne