Turqia e vendosur për të sulmuar kurdët në Siri

Qeveria turke deklaroi se Ankaraja kurrë nuk do të heqë dorë nga sulmet ushtarak kundër grupit kurd YPG në Siri, edhe pse Amerika ka deklaruar se nuk do të vazhdojë pajisjen e këtij grupi me armatime.

Sipas një njoftimi të agjencisë ISNA të lajmeve, një delegacion turk i përbërë nga shefi i shtabit të ushtrisë dhe nga kreu i shërbimit informativ turk, të cilët ndodhen për një vizitë në Amerikë për të përgatitur vizitën e ardhshme të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, deklaruan se Turqia vazhdon të ndjejë rrezikun e sigurisë dhe për këtë do të vazhdojë sulmet kundër grupit YPG. Turqia sulmet e saj kundër grupit YPG dhe PKK i kryen në rajonin Senxhar në veri të Irakut dhe në Kracuk në verilindje të Sirisë. Më 25 prill Turqia është kritikuar nga Amerika për këto sulme mirëpo Ankaraja pritet të zgjerojë akoma më shumë perimetrin e sulmeve të saj kundër grupeve kurde. Kryeministri turk Binali Yilidirim është deklaruar se Turqia do të vazhdojë sulmet kundër forcave demokratike të Sirisë edhe pse Uashingtoni ka marrë vendim për armatosjen e këtij grupi në luftën kundër Rakas./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne