Bota

Turqia është e gatshme për ti rivlerësuar marrëdhëniet me Holandën

Turqia bëri të ditur se është e gatshme për ti rivlerësuar marrëdhëniet me Holandën.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë, Hami Aksoy bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me tërheqjen e ambasadorit të Holandës nga Ankaraja.

“Në këtë pikë në qoftë se pala holandeze tregon vullnetin e duhur për të hedhur hapa në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve, Turqia është e gatshme për të rivlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë.

Në përgjigjen e tij me shkrim të bërë ndaj deklaratës së djeshme të Ministrisë së Jashtme të Holandës, zëdhënësi Aksoy shkruan se pritshmëritë e Turqisë për normalizimin e marrëdhënieve pas krizës së jetuar në mars të vitit 2017 janë të njohura.

“Autoritetet e Holandës janë informuar në lidhje me rezervat e Turqisë për kthimin e ambasadorit holandez në Ankara, i cili pas ngjarjeve në fjalë e këtej ndodhet jashtë Turqisë”, theksoi zëdhënësi Aksoy ndërsa vijoi me këto fjalë: “Në të vërtetë, ambasadori i Holandës në Ankara nuk është kthyer në vendin tonë që nga ajo datë. Në këtë pikë në qoftë se pala holandeze tregon vullnetin e duhur për të hedhur hapa në drejtim të normalizimit të marrëdhënieve, Turqia është e gatshme për të rivlerësuar marrëdhëniet mes dy vendeve”, deklaroi zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Turqisë./ trt

OPINIONE