Turqia është e shqetësuar nga rritja e tensionit ShBA-Iran

Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë ka bërë një deklaratë në lidhje me vrasjen e komandantit të forcës “Jerusalemi” (Quds) të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, Kasim Suljemani (Qassem Soleimani) në një sulm ajror të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Irak.

Shndërrimi veçanërisht i Irakut në një zonë konflikti do të dëmtonte paqen dhe stabilitetin jo vetëm të Irakut, por edhe të rajonit, paralajmëron komunikata dhe vijon kështu:

“Në këtë suazë është më se e qartë se operacioni ajror amerikan i realizuar sot në mëngjes [03.01.2020] kundër autokolonës së komandantit të forcës “Jerusalemi” (Quds) të Ushtrisë së Gardës Revolucionare të Iranit, Kasim Suljemani (Qassem Soleimani) dhe atyre që e shoqëronin atë do të rrisëpasigurinë dhe destabilitetin në rajon. Duhet të dihet se hapa të tillë që kërcënojnë stabilitetin e rajonit tonë do ta përshkallëzojnë edhe më shumë spiralen e dhunës dhe një situatë e tillë do të ishte e dëmshme për të gjitha palët”.

Turqia ka qenë kurdoherë kundër ndërhyrjeve të jashtme, atentateve dhe konflikteve sektare në rajon,- theksohet në komunikatë dhe thuhet se Ankaraja i fton të gjitha palët që të veprojnë me qetësi dhe maturi, t’u shmangen hapave të njëanshëm që do të rrezikonin paqen dhe stabilitetin e rajonit dhe ti japin përparësi diplomacisë./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne