“Turqia është garancia e paqes në Qipro”

Kryeministri i Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV), Ersin Tatar tha se Turqia është garancia e paqes në ishull.

Duke folur pas krijimit të qeverisë së re në RTQV, Kryeministri Ersin Tatar tha se prania ushtarake turke në ishull garanton paqen dhe sigurinë në Qipro, ndërsa shtoi: “Turqia është garancia e paqes. Nëse ushtria turke tërhiqet nga ishulli, atëherë mund të lindë një konflikt i vërtetë”.

Përpjekjet për një bashkim të sforcuar do të shkaktonin kërcitje,- tha Tata dhe vijoi: “Sidomos nëse ushtria turke tërhiqet, atëherë mund të lindë një konflikt i vërtetë. Prania e ushtrisë turke këtu duke ruajtur paqen, duke ruajtur sigurinë tonë, prania e saj këtu në cilësinë e shtetit garantues është një garanci për ne. Natyrisht që pala grekoqipriote nuk e kupton këtë dhe përpiqet të ndjekë të njëjtën linjë politike”.

“Grekët qipriotë abuzuan me këtë çështje sidomos pas hyrjes së pjesës greke të ishullit në Bashkimin Evropian (BE). Ne si Republikë Turke e Qipros së Veriut themi që të hyjmë në BE, por nuk duam as të shkëputemi nga Turqia, sepse Turqia është vendi që garanton sigurinë e jetës dhe pasurisë tonë, është atdheu ynë mëmë”, tha kryeministri turk i Qipros./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne