“Turqia është një nga dhjetë shtetet që ndërton dhe mirëmban anije luftarake”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, deklaroi se Turqia është një nga dhjetë vendet në botë që janë të afta vetëm me resurse kombëtare të dizajnojnë, ndërtojnë dhe mirëmbajnë anije luftarake.

Këto deklarata presidenti Erdogan i bëri gjatë pranim-dorëzimit solemn të anijes luftarake marinsave turq.

“Turqia është një nga 10 vendet në mbarë botën që duke përdorur aftësitë e saj kombëtare është në gjendje të ndërtojë, dizajnojë dhe mirëmbajë anije luftarake”, tha Erdoğan, duke shtuar se “Zhvillimet e fundit në botë dhe Mesdhe tregojnë se Turqia duhet të zhvillojë forcën e saj në dete si dhe në fushat e tjera”.

Presidenti i Turqisë më pas u shpreh se Turqia arriti lartësitë në të gjitha fushat.

“Turqia vendosi të arrijë lartësitë brenda vendit në të gjitha fushat përfshirë anijet, artilerinë, raketat, torpedot, sistemet elektronike”, tha ai.

“Ne do të kemi avionët tanë luftarakë ashtu siç kemi zhvilluar vetë mjetet tona pa pilot dhe satelitë”, u shpreh Erdogan./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne