“Turqia është valëthyesi i terrorizmit global”

Drejtori i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës së Turqisë, Fahrettin Altun tha se Turqia do ta vazhdojë luftën e saj kundër organizatave terroriste.

Sipas një komunikate të këtij departamenti Altun i dha agjencisë franceze të lajmeve «AFP» një reportazh në lidhje me operacionin «Burimi i Paqes».

“Turqia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë aleatë në NATO që prej 67 vjetësh dhe së fundmi këto dy vende i kanë bashkuar forcat në koalicionin ndërkombëtar që është krijuar kundër organizatës terroriste DAESH”,- ka rikujtuar Altun dhe e ka vijuar kështu reportazhin për AFP-në:

“Administrata e (ish-presidentit amerikan Barack Obama) Obamës e stërviti dhe e furnizoi me armë organizatën separatiste terroriste PKK, e cila ka masakruar me mijëra civilë në Turqi, dhe këtë thotë se e ka bërë me qëllim për të luftuar DAESH-in. Pastaj me eliminimin e të ashtuquajturit shtet të krijuar në tokat siriane nga organizata terroriste DAESH, terroristët e PKK-së i drejtuan armët ndaj njerëzve të pafajshëm në Turqi. Ne u sollëm shumë të sinqertë në lidhje me këtë kërcënim dhe i bëmë thirrje ShBA-së që të mblidhte armët e rënda që i kishte dhënë PKK-së dhe të ndalonte dërgimin e mëtejshëm të ndihmave ushtarake për këtë organizatë. Dhe si përfundim ne ndërmorëm hapat e nevojshëm për të parandaluar humbjet e jetëve të njerëzve në tokat tona”.

Drejtori i Departamentit të Komunikimeve të Presidencës turke, Altun tha se sot populli turk është konfuz përballë një qëndrimi të tillë të ShBA-së, të cilën e njeh për vend aleat.

Qytetarët tanë gjykojnë përse nuk i mbështet aleatja jonë në NATO, ShBA-ja përpjekjet e Turqisë në luftën kundër terrorizmit. Ata janë kureshtarë të dinë se përse nuk ka propozuar ShBA-ja një zgjidhje për krizën e refugjatëve. Ata mundohen të kuptojnë përse Uashingtoni është kundër një ‘moli të sigurt’, që do të krijohet për refugjatët në veri të Sirisë”,- nënvizoi Altun.

“Ditët e fundit ne dëshmojmë atë që autoritetet amerikane duke përdorur kompetencat e tyre kanë servirur lajme të pavërteta në lidhje me situatën në veri të Sirisë. Po shikojmë se ata po përpiqen të mbulojnë krimet e kryera nga (YPG) krahu sirian i PKK-së”,- është shprehur Altun për «AFP» dhe ka shtuar: “Organizata ka liruar nga burgjet me mijëra terroristë të DAESH-it; ka marrë me dashje në shënjestër civilët dhe gazetarët në kufirin Turqi-Siri dhe së fundmi ka firmosur një marrëveshje të pistë me regjimin e Esadit”.

“Turqia mbetet plotësisht transparente në lidhje me hapat që ajo ka ndërmarrë në veri të Sirisë. Luftën tonë kundër të gjitha organizatave terroriste, përfshi edhe DAESH-in, ne do ta vazhdojmë edhe sikur të na vijë apo jo mbështetje nga bota. Të gjitha palëve u bëjmë thirrje që ti lënë mënjanë lajmet e njëanshme dhe të rreme dhe ta shikojnë e kuptojnë që Turqia është një valëthyes përballë terrorizmit global”,- përfundoi Altun./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne