Turqia është vendi i 10-të në botë me rezervat më të mëdha të floririt

Turqia, me 564,8 ton rezerva floriri, duke kaluar Indinë, hyri në 10 vendet me rezervat më të mëdha të floririt në botë.

Sipas Këshillit Botëror të Floririt (WGC), duke filluar që nga muaji shkurt i vitit 2018, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vazhdojnë të jenë në vend të parë me 8 mijë e 133 ton rezerva floriri. Amerika ndiqet nga gjermania me 3 mijë e 373 ton dhe më pas Italia me 2 mijë e 451 ton flori.

Sipas të dhënave të këtij Këshilli, Turqia që prej shumë vitesh zinte vend ndër 15 vendet e para, me politikat e Bankës Qendrore të zbatuara që nga tetori i vitit 2011, si rezultat i rritjes së shpejtë të rezervave të floririt, duke filluar që nga muaji shkurt i këtij viti, la pas Indinë.

E parë nga aspekti i klasifikimit të Këshillit Botëror të Floririt, përveç Fondit Monetar Ndërkombëtar, Turqia duke arritur në 564,8 ton flori është radhitur e 10-ta ndër vendet me rezervat më të larta të floririt në botë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne