Turqia është vendi i 7-të më i mirë në botë për të jetuar dhe punuar

Korporata “HSBC Group” publikoi rezultatet e anketës “Expat Explorer”, ku mori mendimin e mbi 18 mijë punëtorëve të huaj në 163 vende.

Në anketë u analizuan mundësitë e ofruara në këto vende, cilësia e jetesës, ekuilibri punë-jetë private, të ardhurat financiare dhe jeta familjare.

Sipas kësaj, 62% e të huajve në Turqi bëjnë të se cilësia e tyre e jetesës në Turqi në krahasim me atë në vendin e tyre është rritur.

52% e punonjësve të huaj në Turqi bëjnë të ditur se kanë më shumë kohë për karrierën, hobin, ose fokusimin tek familja e tyre. 55% bëjnë të ditur se mund të sigurojnë më mirë dëshirat për një shtëpi ose makinë.

Kurse 69% e punëtorëve të huaj se ndjehen më të sigurt dhe populli vendas është shumë i afërt.

60% e punëtorëve të huaj mendojnë se ekuilibri punë-jetë private është më i mirë në Turqi se sa në vendet e tyre.

Krahas kësaj, 59% e punëtorëve të huaj, bëjnë të ditur se kanë udhëtuar më shumë, kanë mësuar të zhyten, kanë mësuar gjuhë të huaj dhe të gatuajnë.

72% e punonjësve të huaj shprehen se qyteti ku ndodhet është i pasur me struktura arkitekturore, përmendore dhe paqe, si dhe nga aspekti i petkut kulturor.

Krahas kësaj, 63% e tyre bëjnë të ditur se qyteti ku jetojnë është një qendër për udhëtime dhe 59% shprehen se në qytetet ku jetojnë ka një jetë të gjallë kulturore.

58% e punonjësve të huaj në Turqi bëjnë të se ka restorante të bukura dhe ushqim cilësor./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne