Turqia është vendi i tretë në botë për plazhet më të pastra

Turqia radhitet e treta në botë përsa i përket plazheve të certifikuara me “flamurin blu”.

Ministri i Kulturës dhe Turqizmit, Mehmet Nuri Ersoj (Ersoy) bëri të ditur se kanë planifikuar synime të mëdha për turizmin në vitin 3023 dhe shtoi: “Ne radhitemi si vendi i tretë në botë për nga numri i plazheve me flamurë blu. Ne kemi 463 plazhe dhe marina, që janë certifikuar me flamurin blu”.

Flamuri blu, i cili simbolizon cilësinë e ujit të notimit, sigurinë e jetës dhe natyrën e pastër, është etiketa ambientaliste që jepet për plazhet, marinën dhe jahtet, që vlerësohen të përshtatshëm bazuar në dhjetëra kritere të përcaktuara nga juritë kombëtare dhe ndërkombëtare.

Në fjalimin e mbajtur gjatë ceremonisë së Çmimit Kombëtar të Flamurit Blu në nënprefekturën Fethije (Fethiye) të rrethit Mulla, ministri Ersoj tha se duan që krahas numrit të turistëve të rrisin edhe të dhënat e fituara nga turizmi.

Një pjesë e madhe e të dhënave të turizmit merren nga deti, rëra e dielli- u shpreh ministri Ersoj duke shtuar se deri në vitin 2023 dëshirojnë ta bëjnë më të shumëllojshme këtë anë të turizmit.

Ai tha se kur bëhet fjalë për detin, rërën e diellin në plan të parë del pastërtia e mjedisit dhe e detit.

“Turqia renditet e treta në botë me 463 flamurë blu për plazhet dhe marinat, por objektivi i saj është të renditet në radhë të parë” tha ministri i Kulturës dhe Turqizmit, Mehmet Nuri Ersoj./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne