Turqia filloi operacionin ushtarak “Burimi i Paqes”

Fillimin e operacionin e njoftoi Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) përmes një mesazhi që postoi në llogarinë e tij në median sociale «Twitter».

“Forcat tona të Armatosura Turke së bashku me Ushtrinë Kombëtare Siriane kanë nisur operacionin “Burimi i Paqes” (#ParışPınarıHarekatı) kundër organizatave terroriste PKK/YPG dhe DAESH në veri të Sirisë”,- shkruan Erdoan në mesazhin e tij.

“Qëllimi ynë është të asgjësojmë korridorin terrorist që përpiqen të krijojnë në kufijtë tanë jugorë dhe të sjellim paqe dhe qetësi në rajon. Me operacionin «Burimi i Paqes» do të eliminojmë kërcënimin terrorist ndaj vendit tonë”, thekson Erdoan./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne