Turqia fillon ndërtimin e murit përgjatë kufirit me Iranin

Turqia ka filluar ndërtimin e një muri përgjatë kufirit me Iranin, paralelisht me pengesën turke përgjatë kufirit sirian, thotë një raport i medias turke.

Agjencia turke e lajmeve Dogan tha të martën se guvernatori i provincës Agri, Suleyman Elban, kishte vizituar proçesin e ndërtimit të murit të sigurisë.

Ai shtoi se Ankaraja është duke ndërtuar një mur me gjerësi 2 metra, me lartësi 3 metra, me blloqe portative.

Turqia pretendon se puna ndërtimore ka për qëllim përmirësimin e sigurisë duke ndaluar infiltrimin e militantëve të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe kontrabandistëve të paligjshëm.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan tha në qershor se vendi i tij ka në plan të ndërtojë mure përgjatë kufijve të tij me Irakun dhe Iranin, të ngjashëm me atë që ngrihet përgjatë kufirit prej 911 kilometrash me Sirinë.

Vërejtjet e tij erdhën pasi një zyrtar i lartë i Turqisë i tha të përditshmes Hürriyet më 8 maj se Ankaraja ka në plan të ndërtojë një mur në kufirin e saj me Iranin, për të parandaluar militantët e PKK-së që të hyjnë në vend nga një kamp në Iran.

Një burim i informuar në Ministrinë e Jashtme iraniane tha një ditë më vonë se Turqia duhet ta mbajë Iranin të përditësuar për çdo ndërtim të një muri përgjatë kufirit të dy vendeve.

Burimi shtoi se Irani e mirëpret planin e Turqisë dhe nuk e kundërshton atë; megjithatë, Ankaraja duhet të njoftojë Teheranin para çdo lëvizjeje.

Irani po lufton gjithashtu një degë të PKK-së në rajonin e tij kufitar veriperëndimor me Turqinë. Forcat iraniane vranë pesë terroristë të PJAK në një pritë atje qershorin e kaluar.

PJAK në mënyrë të rastësishme kryen sulme godit-dhe-vrapo ndaj objektivave iranianë, pas së cilave ata tërhiqen në territorin e tyre në Irak dhe Turqi. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne