Turqia fillon për herë të parë eksportimin e trenave për metro

Bozankaya, një nga kompanitë kryesore në Turqi të prodhimit të automjeteve për transportin publik, do të bëhet eksportuesja e parë e trenave metro, njoftoi kompania të martën.

Bozankaya do të ekportojë 22 trenat e parë metro për linjën e metrosë së Bangkokut për vlerën 46.1 milionë dollarë. Ky llogaritet si eksporti më i madh i bërë ndonjëherë nga Turqia brenda një kohe të shkurtër për një vend të Azisë Juglindore.

“Sot, kemi nënshkruar për eksportet e para të trenave metro dhe jemi të kënaqur që po kontribuojmë drejtpërsëdrejti në eksportet e Turqisë,” tha Murat Bozankaya, kreu i Grupit Bozankaya në një ceremoni në kryeqytetin e Ankarasë, duke shënuar në këtë mënyrë grupin e parë të trenave që dolën nga linja e prodhimit.

Porosia e parë e trenave 140 tonësh për metro do të dali nga fabrika në fund të qershorit dhe do të udhëtoje mbi 15,000 kilometra për gjashtë javë për të arritur portin Laem Chabang të Tajlandës lindore.

Pas përfundimit të testimeve, trenat e rinj do të përfshihen në flotën e metrosë Skytrain të Bangkokut, e cila i shërben më shumë se një milion pasagjerëve në ditë.

Konsorciumi Siemens Mobility-Bozankaya fitoi një tender në vitin 2016 për të përmirësuar transportin publik të Bangkokut.

Në maj të vitit 2016, kompania e transportit publik në Bangkok (BTSC) porositi 22 trena metroje tek konsorciumi Siemens Mobility-Bozankaya, ku përfshihen edhe 16 vite mirëmbajtje.

Trenat mund të mbajnë deri në 1.572 pasagjerë. Dorëzimi i të gjithë 22 trenave do të përfundojë në vitin 2019.

Bozankaya, e themeluar në vitin 1989 në Gjermani, njihet gjithashtu edhe për prodhimin e autobusit të parë elektrik të Turqisë./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne